Çuditërisht, edhe pse ky kompleks ishte ndërtuar para rreth 70 vjetësh, asnjë mysafir nuk ka qëndruar në të ndonjëherë. Kjo për shkak se këtë kompleks e kishin ndërtuar nazistët gjatë viteve 1936 dhe 1939 me urdhër të Adolf Hitlerit.
Gjatë po të njëjtës periudhë Hitleri ishte duke u përgatitur për luftë dhe hoteli mbeti në plan të dytë, duke bërë që ai të mos përfundonte kurrë.
Gjatë viteve sa hoteli “Prora” ishte në ndërtim, rreth 9 mijë punëtor ishin të përfshirë në përfundimin e projektit. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ndërtimi i Proras u ndërpre dhe të gjithë punëtorët u transferuan në fabrika të armëve.
Teatri dhe kinemaja të ndërtuara në brendësi të hotelit nuk u shfrytëzuan kurrë, ndërsa sallat e festivaleve dhe pishinat nuk u mbushën asnjëherë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Prora u përdor si vend për mbajtjen e armatimit nga ushtria e Gjermanisë Lindore. Pas bashkimit të gjermanive në vitin 1990, kjo ndërtesë ka mbetur bosh. /Insajderi.com