Hoxha nga Sllupçani Abdulfeta Shaini pasi humbi të ëmën doli me porosi për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga kjo pandemi, përcjell in7.

Ai në një prononcim për mediat ka thënë se është dashur të ketë vdekje në fshat që qytetarët e fshatit Sllupçan të vetëdijësohen dhe të kuptojnë se me të vërtetë koronavirusi ekziston.

Hoxha 43 vjeçar dje ka varosur nënë e tij, e cila pas 10 ditësh humbi betejën me koronavirusin, përcjell in7.

“(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)Të nderuar familjarë,shokë e miq ju informoj se me date 01.06.2020 ne mengjesin e kësaj dite ndërroi jetë Nëna jonë .Lusim Allahun e gjithmëshirshëm qe Allahu të e mëshiron dhe fal Nanen tonë dhe te shpërblenë me të mirat e Xhennetit. Ju lutem Njerez beni kujdes nga kjo Pandemi qe na ka kaplu … Degjoni keshillat e Mjekeve dhe te vetedijesohemi .. mos u bej shkak Ti qe ta vrasesh dikend nga mendje madhesia 😢😢😢 dhe mos akuzoni doktorat por uroni me lutje drejt Zotit te na i ruan.”

Gruaja e tij dhe ai pas tesitimit kanë dalë negativ, por dy fëmijët e tij, njëri 13 e tjetri 9 vjeçar kanë rezultuar pozitiv.

Ai thotë se ka këshilluar vazhdimisht besimtarët që vijnë në xhami të respektojnë masat, veçanërisht për të shmangur tubimet dhe shtrëngimet e duarve. Sidoqoftë, puna doli jashtë kontrollit, sepse shumë prej tyre nuk besonin se sëmundja me të vërtetë ekziston.