Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, nga Serbia nuk kërkoi asgjë në lidhje me Kosovën.

Sipas tij, mesazhet drejtuar zyrtarëve serbe “ishin në formë të këshillave, e jo një kërkesë”, raporton Radio Zëri i Amerikës.

Pas takimit që kishte pasur në fund të muajit të shkuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ky i fundit kishte deklaruar se zyrtari amerikan t`i ketë thënë se “nuk mund të prekni në integritetin territorial të Kosovës”.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Hoyt Yee poashtu ia kishte bërë të qartë se nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës.

Kësisoj, ai kishte komentuar politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën.