Shkruan Halil Kastrati
Vizitë vëllazërore në Shkup e Tetovë – sot ishim në Maqedoninë e Veriut!
U takuam me Presidentin e federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut z. Muhamet Sejdini dhe se bashku shkuam për vizitë në Tetovë dhe Shkup

U pritëm nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,
nga kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi
dhe nga zv/kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.

Me nikoqirët biseduam rreth aktiviteteve të shoqatës sonë atje dhe planet e aktiviteteve tona për këtë vit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Faleminderit për pritjen dhe respektin!