Për shumicën e njerëzve shalqiri është një nga frutat më të dashur të sezonit veror. Kjo për shkak të përqindjes së lartë të ujit, kalorive të ulëta dhe freskisë që i ofron trupit. Ai është i pasur me vitamina A, C dhe B6 si dhe me kalium.
Vera është periudha kur ne jemi më të ndjeshëm ndaj peshës dhe pamjes së trupit tonë, sepse pikërisht në këtë periudhë del në pah ‘mosbidnja’ ndaj një diete apo mënyre jetese të shëndetshme.
Nëse ende nuk i keni marrë pushimet dhe dëshironi të humbni peshë shpejt për të qenë në top formë, ky program i veçantë me shalqi është ai që ju duhet.
Mëngjesi është i njëjtë çdo ditë:
Një fetë shalqi, 1 tost dhe një filxhan çaj të ftohtë
Ju duhet të pini 12 gota ujë, çaj ose lëng frutash të freksëta
Dita e parë
Dreka: Ju duhet të hani 100 gram biftek, 100 gram oriz të gatuar me salcë domate, një fetë shalqi
Darka: 50 gram djathë, 1 tost dhe shalqi sa të dëshironi
Dita e dytë
Dreka: Një copë tost, 50 gram krahë pule, 1 fetë shalqi
Darka: 100 gram peshk, 1 tost, 1 fetë shalqi
Dita e tretë
Dreka: 30 gram spageti me djathë dhe domate, shalqi aq sa dëshironi
Darka: Sallatë e përzier me domate, kastravec, speca, qepë dhe në fund një fetë shalqi
Dita e katërt
Dreka: Supë me perime, 1 tost, 50 gram mish pule, 1 fetë shalqi
Darka: 2 patate të gatuara me djathë parmixhan, shalqi sa të doni
Dita e pestë
Dreka: 50 gram mish viçi të gatuar me kërpudha, shalqi
Darka: 50 gram djathë të freskët, 2 toste, shalqi