19 tabela rrugore me emrin e tanishëm të autostradës Aleksandri i Madh do të zëvendësohen me emrin e ri Miqësia, pasi me publikimin në NP Gazeta Zyrtare ka hyrë në fuqi vendimi qeveritar për riemërtimin e autostradës të Korridorit 10 dhe të aeroportit në Shkup, përcjell Fol.

Nga TAV Maqedoni, koncesioneri i aeroporteve të Maqedonisë, ende nuk ka informacione konkrete për riemërtimin e aeroportit që do ta mbajë emrin – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, por siç deklaruan para do kohe e ndjekin zhvillimin e ngjarjeve dhe do të veprojnë në pajtim me instruksionet e qeverisë.

Ndryshimi i emrave, siç deklaron Zaev pas takimit në Davos me kolegun e tij grek Alexis Tsipras, është në shenjë të vullnetit të mirë dhe ngrohjes së marrëdhënieve me Greqinë. /Fol/