Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa së bashku me shtatë ambasadorë të tjerë të Kosovës në vende të ndryshme janë liruar nga detyra. Sipas burimeve të RTV21 në Presidencë, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa do të lëvizin edhe 8-9 ambasadorë të tjerë, për të njëjtën arsye.

Ambasadorët që janë liruar nga detyra janë: Valdet Sadiku (Serbi), Shpend Kallaba (Bullgari), Avni Spahiu (Turqi), Edon Cana (Francë), Nexhmi Rexhepi (Slloveni), Ylber Hysa (Maqedoni), Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar). Ambasadorët e karrierës do të emërohen në misione të tjera.

Por, fillimisht do të kthehen në Ministrinë e Punëve të Jashtme deri në emërimin tjetër.