Analisti Blerim Hyseni sonte në ClickPlus duke folur për formimin e qeverisë së re u shpreh se Lëvizja BESA nuk do të jetë pjesë e qeverisë pasi ajo përgatitet për zgjedhjet lokale.

“Besa nuk do të jetë pjesë e qverisë, sepse përgateit për zgjedhjet lokale, ata nuk janë të bindur se do të kenë sukses në pjesëmarrjen në qeveri dhe si do të tërhiqen nga kjo” tha Hyseni.

Sipas tij BESA do të kërkojë kushte të vëshitra që nuk mund tia plotësojë as babadimri, do të kërkoj Ministrinë e Punëve të Brendshme apo të Jashme, ku ajo deklarativisht do të mbështet qeverinë edhe ajo duhet të shihet dhe në fund BESA do ta ndryshojë krejtësisht orientimin karshi partive politike maqedonase./TetovaSot/