Një mjek i ndihmës mjekësore emergjente në Manastir është sulmuar fizikisht nga një person në një gjendje të alkoolizuar, të cilit është përpjekur t’i jep ndihmë mjekësor, përcjell Fol.

Tridhjetë e katër vjeçari V.S. është sulmuar para një kafeneje në rrugën “Vasko Karangjelevski”, ku më pas ka ndërhyrë ekipi i ndihmës mjekësore emergjente. Kur i është kumtuar se duhet të transferohet në Qendrën Emergjente për të marrë ndihmë, ai ka sulmuar mjekun, duke e goditur me grushta.

Sektori për Punë të Brendshme Manastir ka marrë masa për të pastruar rastin. /Fol/