I dënuari nga Grupi i Kumanovës, Mirsad Qerimi ka dhënë një mesazh për popullin shqiptar pas dënimit me 20 vjet burg.

Qerimi me anë të një mesazhe ka thënë se ata janë edhe më të fortë ndërsa ka bërë thirrje që shqiptarët ta duan njëri tjetrin.

“Popull i dashur, thjesht jeni të mrekullueshëm. Ju dua për jetë! Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj. Ne jemi ende më të fortë, sidomos atëherë kur jemi te bashkuar. Vazhdoni kështu ta duani njëri tjetrin.
I popullit përherë, unë Mirsad Qerimi” shkruan i dënuari shqiptar në një letër emocionuese.