Një burrë rreth moshës tridhjetë vjeçare sonte është paraqitur në stacionin policor në Çair duke thënë se është autori i vrasjes në Gostivar, ku e vdekur ka mbetur 27 vjeaçarja S.E.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për B.G (38) i cili më parë ka qenë në një lidhje jashtë martesore me të ndjerën, ndërsa nga provat e grumbulluara gjatë ditës, ka rezultuar se shkupjani është i dyshuari i vetëm, raporton SHENJA.

Kujtojmë se informacioni i parë me të cilin edhe ka filluar hetimi në vendngjarje, ka qenë se është gjetur një grua e vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut. Dëshmitarët kanë parë makinë e cila ka braktisur vendin e ngjarjes e më pas është gjetur trupi.

Duke kryer hetimin në bashkëpunim me ekip hetues, Prokurori Publik ka vërtetuar se e ndjera ka plagë në trup dhe se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.

E ndjera është goditur disa herë me thikë përpara se të goditet edhe nga makina, thonë nga Prokuroria Publike, transmeton SHENJA.