I erdhi radha si duket edhe Muhamed Zeqirit për të blerë një makinë të re, po si arriti që të grumbullojë aq para për një kohë kaq të shkurtër kjo nuk është e qartë.

Ai këtyre ditëve makinën e markës BMW 7 të serisë së të prodhuar më 2003 e ka zëvendësuar me të njëjtën seri të prodhuar në vitin 2011. Sot pasdite, ai është fotografuar në lagjen e ti në Fushë të Topanës në Shkup, se si del nga makina e re BMW që kushton mbi 75.000 euro, i shoqëruar nga disa truproje, për shkak të së cilëve qytetari që ka fotografuar nuk ka mundur që ta fotografojë atë.

Pasi erdhën në pushtet, makina luksoze blenë edhe deputeti Petre Shilegov, i cili tani vozit Audi A5 të re, prodhuar në vitin 2017 që kushton mbi 50.000 euro.Kurse kryeministri Zoran Zaev ka zbukuruar parkingu e veturave familjare edhe më një Audi A8 që kushton mbi 100.000 euro./express/