Biznismeni Bashkim Qazimi, i njohur si i forti i Kumanovës i ka dërguar një porosi të ashpër paramilitarit maqedonas, Goran Angellov, i cili ofendoi UCK-në duke i quajtur edhe “homoseksualë”. Në porosinë e shkruar edhe shqip edhe maqedonisht, Bashkim Qazimi nga Kumanova kërkon nga Angellov të kërkojë falje për këtë ofendim, ose do të bëhet pishman.

“Unë Bashkim Qazimi, nga Kumanova, e pranoj sfidën e Goran Angellovit, komandantit të Beretave maqedonase, i cili sot i paska sfidu dhe i paska ofendu ushtarët e UÇK-së. Nëse nuk ai nuk kërkon falje publike për këtë ofendim, e sfidoj KU TË DOJË DHE KUR TË DOJË të përballet me mua. Nëse është burrë, pres t’i përgjigjet kësaj ftese time sa më shpejtë!”, ka shkruar Qazimi.