Një bankë ka qenë cak i një plaçkitje në mëngjesin e sotë, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bllagoja Stefanovski” në Shkup, ku ndodhen zyrat e “Stopanska Banka”.

Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë bë zyra dhe nga të punësuarit ka marrë rreth 100 mijë denarë dhe 1500 euro.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e personit përgjegjës./Telegrafi/