Më 07.10.2026 në orën 15:40, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personin M.E. (45) nga fshati Zdunjë, rrethina e Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafik, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet udhëtarësh “Opel Vectra” me targa të Gostivarit pa leje drejtimi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

