Atilla Rexhepi, i përfolur në skandalin e Doktoraturave në Tiranë, sot u zgjodh sekretar i përgjithshëm i BDI-s.

Në këtë post më parë ka qenë i ndjeri Abdilaqim Ademi. Në mbledhjen e sotme, përveç Atilla Rexhepit, në postin e sekretarit organizativ të BDI-së, u zgjodh deputeti Artan Grubi, që pas përplasjeve të brendshme, zëvendësoi zv/ kryeministrin Hazbi Lika i cili deri tani ka ushtruar pozicionin edhe të sekretarit organizativ në partik.