Leo Messi nuk do të largohet nga Barcelona, të paktën deri në fund të sezonit tjetër kur I përfundon kontrata. Sulmuesi argjentinas kishte në klauzolën e tij mundësinë për të prishur kontratën me klubin spanjoll dhe të largohej si lojtar I lirë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Afati I fundit për të bërë një gjë tillë ishte ditën e sotme dhe Messi nuk ka bërë asnjë veprim duke treguar se dëshiron të qendrojë në “Camp Nou” edhe për disa sezone të tjerë.

Drejtuesit e klubit ishin të qetë përsa I përketë të ardhmes se lojtarit pasi ishin të bindur se Messi nuk do të largohet. Tashmë klubi katalanas ka nisur nga puna për t’I rinovuar kontratën 6 herë fituesit të Topit të Artë pasi kontrata aktuale skadon në fund të 2021.