Kombëtarja e Argjentinës nuk e filloi mirë Botërorin në Rusi, duke barazuar 1-1 me Islandën.

Më i miri në fushë për ‘vikingët’ ishte portieri Hannes Halldorsson, që në minutën e 64′-të i priti penalltinë Lionel Messit dhe fal kësaj në fund ishte ‘Lojtari i ndeshjes’ nga FIFA.

Por, fakti interesant është se profesioni real i 34-vjeçarit është regjisor filmi.

Ai ka punuar në shumë projekte në Islandë, përfshirë videon e vendit të tij për Eurovizionin e vitit 2012, por edhe atë të Coca Colas.

Dashuria e tij për profesionin nuk mungon, përkundër se është pjesë e Kampionatit Botëror, fotografien e proflit në Twitter e ka me një kamerë në dorë.

Aktualisht ai është portier i skuadrës daneze, Randers FC