Të ndihmosh në situata të caktuara fatkeqësishë është më shumë se humanitet! Të jesh pjesë e ndihmës në fatkeqësi të natyrave të ndyshme është kënaqësi shpirtërore për njerëzimin, kështu deklaron për TetovaSt, Idris Ibishi, kryetar i Këshillit të Xhamisë së Wetzikonit në Zvicër, konkretisht për fatkeqësin e banorëve në fshatin Bozovcë, Komuna e Tetovës, ku në këtë fatkeqësi zjarri u dogjën disa shtëpi dhe e pësuanë familjarët e këtyre shtëpive në Bozovcë.

“Atë që pamë në mediumet informative ishin pamje që flasin vetë dhe nuk ka nevojë për asnjë koment, përkundrazi në kështu raste duhet vepruar, duhet bërë punë, duhet reflektuar, thotë Idris Ibishi për të sqaruar se Kryesia e Xhamisë në Wetzikonit edhe në këtë rast bëri punën e vet, ju përgjigj ndërgjegjshëm fatkeqësisë të banorëve të fshatit Bozovcë. Kështu, në frymë mbështetjeje dhe solidarizimi me familjen Esati nga fshati Bozovcë Xhamia e Wetzikonit grumbulloi 1190 fr. nga anëtarësia e xhamisë.

Ai më tej për TetovaSot theksoi se shqetësimi i familjes Esati në Bozovcë është shqetësim i ynë! Kjo ndihmë është solidare, është modeste për tu gjetur në këto çaste sa më pranë këtyre familjeve. Rastet e këtilla janë më shumë se emocionale, janë më shumë se të dhimbshme.Andaj, gjithherë kërkohet ndërhyrje emergjente në raste të kësaj natyre, të mposhtim indiferencën dhe për humanitet të reflektojmë edhe tek gjeneratat e reja, tha në fund të fjalës së tij Idris Ibishi, kryetar i Këshillit të Xhamisë të Wetzikonit në Zvicër.