Prej sot në përputhje me nenin 3 të Ligjit për zëvendësim të Ligjit të Qeverisë së Maqedonisë prej qershorit të vitit 2016, zv.ministri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi nga Partia Rome do ta marrë funksionin e ministrit të kësaj ministrie.

Ibrahimi është i lindur në Gostivar në vitin 1967 është ekonomist i diplomuar në fakultetin ekonomik në Shkup, ndërsa për momentin është në studime postdiplomike në degën e kontabilizmit si dhe në studime postdiplomike në shkencat politike në Universitetin e Evropës Juglindore./Telegrafi/