8 C
Tetovo
E premte, 4 Shtator, 2026
BallinaLajmeIdrizi: VLEN me zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla

Idrizi: VLEN me zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla

VLEN ka prezantuar një iniciativë për krijimin e një qasjeje të përbashkët në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla, me përfshirjen e komunave, shkollave, psikologëve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Në një konferencë për media, Teuta Idrizi nga VLEN-i, njëherësh drejtoreshë shkolle, tha se shenjat e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve shfaqen shumë më herët dhe se institucionet duhet të reagojnë në kohë.

Sipas saj, Komuna e Çairit ka ndërmarrë hapat e parë për krijimin e një platforme që do të bashkojë institucionet lokale, shkollat dhe shërbimet profesionale.

Iniciativa synohet të shtrihet edhe në komunat e tjera ku udhëheq VLEN-i, ndërsa ftesë për t’iu bashkuar nismës u është bërë edhe komunave të tjera.

Idrizi theksoi se koncepti i “zero tolerancës” nuk nënkupton vetëm ndëshkimin pas incidentit, por edhe parandalimin, identifikimin me kohë të rasteve dhe mosrelativizimin e bullizmit.

“Shkolla duhet të jetë vend ku fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo vend ku ndihen të frikësuar apo të pambrojtur”, deklaroi Idrizi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments