Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski festën e Ilindenit e festoi ndarazi nga pushteti. Ai mbajti fjalim në fshatin Tashmarunishtë të Strugës, në një skenë ku përkrah flamurit shtetërorë ishte vendosur edhe fotografia e Goce Dellçevit. Kreu i opozitës përcolli porosi të ashpër për kryeministrin Zoran Zaev që të mos guxojë të vazhdojë të ndryshoj identitetin kombëtar, siç tha ai duke negociuar me bullgarët për heronjtë kombëtarë.

Goce Delçev është shenjtori jonë dhe ne do të negociojmë dhe do të diskutojmë derisa të dëshmojmë të vërtetën se Goce është maqedonas, i cili luftoi për një shtet të pavarur, sovran dhe shtet maqedonas. Dhe ne jemi maqedonas nga Maqedonia, kështu kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi. Goce Delçev ishte ideologu i asaj lufte për liri, por fati nuk deshi që ta mirëpresë Kryengritjen e Ilindenit, por emri dhe nderi i tij vazhdojnë të jetojnë më tej.”- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski edhe pse ishte i ftuar nuk mori pjesë në manifestimin për Ilindenin të organizuar në vilën presidenciale nga presidenti Stevo Pendarovski. Ndërkohë në festimet në Meçkim Kamen dhe Pelincë pati delegacione nga VMRO-DPMNE-ja.