Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për media i është drejtuar opinionit në ditën e 1 majit për të folur për papunsinë, pasojat e krizës me pandeminë dhe masat qeveritare.

Zëdhënësja e ASH-së, Ilire Dauti duke u përgjigjur në pyetjen e portalit informativ Fol lidhur me përqindjen e mjeteve që ka ndarë Maqedonia e Veriut për të luftuar pandeminë dhe pasojat e shkaktuara ndaj ekonomisë, Ilire Dauti ka thënë: “Kur jemi tek mjetet që kanë ndarë vendet e rajonit për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia, ne si Aleancë kemi të dhëna të sakta që i kemi bazuar tek të dhënat e OECD-së sipas të cilave fatkeqësisht vendi jonë renditet i fundit në listë, p.sh. Republika e Kosovës ka ndarë 2.5%, Republika e Shqipërisë 1.3%, Bullgaria ka ndarë 3.5% dhe Greqia 4.5% nga buxheti i saj, kurse Maqedonia e Veriut vetëm 0.2% dhe kjo është dëshmi se Qeveria nuk çanë kokën për hallin e qytetarëve, por ka hallin të ngopë barkun e saj duke ndarë mbi 60 mijë euro për darka e dreka për veten, kurse ka lënë të uritur me mijëra qytetarë./Fol/