Kandidatja për deputete, Ilire Dauti nga  koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Konventën promovuese, që u mbajt mbrëmë në  Tetovë, në një fjalim rasti para simpatizantëve  të shumtë dhe qytetarëve të Tetovës,  tha se  kjo mbështetje e juaj, e madhe që na jepni, neve na ngarkon me përgjegjësi shumë të madhe. Kjo  përgjegjësi do të jetë kryefjala e secilit nga ne që kemi vendosur të jemi  zëri i juaj. Zë i cili do të kërkoj shtet për të gjithë, zë i cili do të merr jehonë me 15 korrik, kur ju do të rrethoni numrin pesë.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Të dashura motra , të nderuar vëllezër që gjendeni sonte në këtë shesh, që ju ndjek hija e krenarisë, e që nga madhështia  e juaj na madhështoni edhe neve, që po ngjitemi në këtë skenë.

Do të më mbetej peng, në qoftë se nuk do të mundja ti përshëndetnim të gjitha ata që fizikisht nuk kanë mundur të jenë këtu në mesin tonë sonte, për arsye të respektimit të protokollit. Megjithatë ata me mendje dhe me zemër e me shpirt janë më ne. Ata janë shumë dhe janë gjithandej dhe mezi presin ditën, kur me dorën e tyre do të dënojnë mizorinë e tiraninë.

Të dashura nëna , ju që më shumë se shpirtin tuaj i doni fëmijët  e juaj, vajzat e juaja. Ju lus që në këto zgjedhje, që në mënyrë sa më masovike, të dilni dhe të votoni, e të hapni rrugë për të ardhmen e tyre.

Shumë e nderuara rini. Të nderuar edhe ju ish nxënësit e mi, që tani më jeni student shembullor, jeni të diplomuar e specialist të fushave të ndryshme. Mbaj mend kohën kur në përfundim të çdo mature ju pata thënë, që ne do të takohemi sërish dhe ja ku po takohemi tani, dhe ska kënaqësi dhe privilegj më të madh kur njerëzit i takon dhe i bashkon ideali.

Unë nuk desha  rini e nderuar sonte vetëm të ju përshëndes, por mbi të gjitha unë deshta të ju falënderojë juve, që nuk lejuat që kapitulli i fundit i dështimit të tyre, të bëhet kapitulli i parë i veprimit tuaj politik dhe ju jam shumë mirënjohëse dhe ju falënderojë për këtë.

Kjo mbështetje e juaj, e madhe, që n a jepni, neve na ngarkon me përgjegjësi shumë të madhe. Po të nderuar.përgjegjësi. Kjo duhet të jetë dhe do të jetë kryefjala e secilit nga ne që ka vendosur të jetë zëri i juaj. Zë i cili do të kërkoj shtet për të gjithë, zë i cili do të merr jehonë me 15 korrik, kur ju do të rrethoni numrin pesë. Numër i cili ka shumë simbolika. Ai ka simbolikën e superioritetit për shembull, por ka edhe një simbolikë tjetër dhe ai  është simbolika e pesë minutave të popullit. Prandaj Tash është koha.

Na priftë  e mbara.

Ilire DAUTI, kandidate për deputete në zonën 6 Fjalimi në Konventën Promovuese #5 ✋#TashËshtëKoha #përNdryshim

Gepostet von Ilire Dauti – Faqja Zyrtare am Donnerstag, 25. Juni 2020