Deputetja Ilire Dauti nga  Aleanca për Shqiptarët gjatë fjalimit përmbyllës në kuvend, me rastin e votimit të Qeverisë së re  ndër të tjera tha:

“Tashmë kur jemi në momentin e formimit të Qeverisë së re, të re në kohë , por të vjetër në përmbajtje, madje  me elemente të  caktuara më e vjetër se sa vetë e vjetra.

Megjithatë vjetërsia e kësaj Qeverie nuk do të ishte aspak problem në qoftë se ajo do të dilte si rezultat i verdiktit, apo vullnetit të lirë të qytetarëve të shprehur përmes votës me 15 korrik.

Të gjithë e dijmë se nuk ishte ashtu, madje më së miri se kushdo tjetër e dijnë ata të cilët e organizuan manipulimin zgjedhor, organizuan blerjen e votës, kërcënimin e qytetarëve dhe së fundi edhe mbushjen e kutive. Duke bërë kështu që krimi i organizuar politik dhe elektoral të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Këtë e dijnë edhe ata të cilët e heshtën ktë krim, qofshin instituciuone, individ me relevancë, apo të tjerë. Dhe tani kjo si duket nuk ishte e mjaftueshme, jeni vënë në shërbim të fshehjes së gjurmëvë të organizimit të këtij krimi dhe këtë jo më poshtë se sa në vetë fjalinë e parë të programit të qeverisjes…

Fjalimin e plotë mund të ndiqni në vazhdim: