Antarja e Kryesisë Qëndrore të ASH-së, njëherit edhe profesoreshë Ilire Dauti në profilin e saj në fejsbuk ka reaguar, pas vendimit që solli sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, që çmimi i energjisë elektrike për shfrytëzuesit në Maqedoni të ulet për 0.1%, shkruan Fol.

Në vijim postimi i plotë:

Ulja e çmimeve të energjisë elektrike për 0.1% nënçmuese për qytetarët. Përndryshe në një fakturë neto prej 3 000 den, ulja i bie te jetë 3 den ose për një vit qytetarët do jenë më të “pasur” për 36 den. Kur premtonin reforma dhe përmirësim të cilesisë së jetës mesiguri për këtë e paskan pas fjalën…/Fol/