Profesoresha Ilire Dauti, njëherit anëtare e Kryesisë Qëndrore në ASH, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Kryeministrit Zoran Zaev për gatishmërinë e tij për të amnistuar dhe falur të gjithë atë që ishin përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, njofton Fol.

Në vazhdim reagimi i plotë i profesoreshës Ilire Dauti i publikuar në profilin e saj në fejsbuk:

“Deklarata e kryeministrit për faljen e dhunuesve të 27 prillit, nuk është vetëm deklarim i kapitullimit të tij personal , por kapitullim i qeverisjes së tij me gjithë shtetin e në veçanti kapitullim i drejtësisë.

Slloganin e famshëm “jetë për të gjithë” dhe hilen që fshihej pas tij, shqiptarët ka kohë që e kanë zbuluar, kurse sot edhe e vërtetuan. Assesi, askush nuk ju jep të drejtën të falni ata që përgjakën dhe dhunuan tempullin e demokracisë, e as më pak të falësh gjakun e të tjerëve që përkrah jush ju mbrojtën juve dhe demokracinë dhe dhanë kontribut duke sakrifikuar edhe veten e tyre për të rrëzuar një regjim diktatorial.

Pas kësaj cila është logjika që në RM duhet të ketë burgje dhe të burgosur. Ose vazhdon të vleje përgjigja që shqiptarët e dinë…”/Fol/