Janë mbushur sot plotë 16 vite nga rënia e dëshmorit të UÇK-së, Iljasa Memedi-Cajo. Ai ra dëshmor më 23 qershor 2001, duke luftuar kundër forcave të armatosura maqedonase, gjatë betejës së lavdishme të Mateçit (Likovë-Kumanovë),  shkruan Gazeta Lajm. Kishte ndërpre studimet ku ishte para diplomimit që t’i bashkangjitet UÇK-së.

Në 16 vjetorin e rënies, Iljasa Memedi-Cajo është përkujtuar nga bashkëluftëtari i tij, Xhemë Lamallari Baruti.

Ja postimi i Barutit:

-Iljasa Memedi-Caja

-Ishte student, dhe vetëm pak ishte para diplomimit në universitetin e Damaskut në Siri, braktisi atë, sepse e thërriste zëri Atdheut.

-Ra në altarin e lirisë 16 vite më parë në Mateq.

-Lavdi ndër shekuj Cajo!