Dje pasdite dy persona nga Kumanova me thikë kanë sulmuar dhe kanë përgjakur 23 vjeçarin i cili ecte i vetëm në rrugë.

Siç njofton policia, personi me inicialet M.T (25) dhe M.P. (35), të dy nga Kumanova, teksa ishin duke lëvizur me makinë, rreth orës 16, kanë pikasur 23 vjeçarin P..D duke ecur në rrugë dhe pa asnjë arsye ata e goditën me thikë, duke i shkaktuar prerje në fytyrë, përcjell TetovaSot

Personat e pranishëm të cilët dëshironin për të ndaluar rrahjen e përgjakshme, dhunuesi i dytë nën kërcënimin e thikës i ka paralajmëruar ata që mos të ndërhyjnë, pastaj u bashkua në rrahjen e përgjakshme të 23 vjeçarit P.D. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.