Një incident i pazakontë ka ndodhur në poliklinikën “Gjorçe Petrov”, rreth orës 23:05 të mbrëmjes, pasi disa pacientë kanv rrahur një efektiv policie brenda ambjenteve të spitalit.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se në klinikë ka pasur disa mosmarrëveshje dhe se është dashur ndërhyrja e policisë, por nga ana tjetër, sapo ka mbërritur efektivi i policisë, pacientët e kanë sulmuar dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e personave të cilët u larguan nga poliklinika dhe që ndaj tyre mund të rëndojë akuza për mosrespektim të figurës së efektivit të policisë.