Biznesmeni serb nga Mali i Zi, Miodrag Davidoviq-Daka, ka dhënë shuma të mëdha të parave për të depërtuar në Tetovë, duke targetuar pronat e ndërmarrjes “Shik Jellak”, tregon një inncizim i postuar në Youtube. Daka e ka konfirmuar vërtetësinë e këtij incizimi, duke theksuar se 300 mijë eurot epërmendura aty i ka dhënë në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, që partnerin më besnik shqiptar në politikë e kishte Ali Ahmetin.
E në incizimin që mund ta dëgjoni më poshtë, Daka flet me Darko Milevski-Kiçeec të njohur nga afera “Reket” dhe kërkon që të realizohen punët e filluara prej më herët.

Kur në bisedë përmendet “Hazbiu” biznesmenin Daka, që shpeshherë është akuzuar për lidhje me Serbi e Rusi, e kaplon paniku. Ata që e kanë dëgjuar inicimin thonë se kjo tregon qartë që Lika ka penguar synimin e Dakës për të depëtuar në Tetovë.
Pak më vonë Lika me propozim të BDI-së u shkarkua nga posti që kishte në Qeveri, që si duket tregon se ndikimi serbo-rus ka rrënjë mjaft të thella që nuk duhet nënçmuar.

Sipas revistës Fokus, në fillim të vitit 2016 (kur ende ishte qeveria VMRO-BDI), Daka në Maqedoni ka formuar dy kompani, prej të cilave njërën në Tetovë.
Pritjet e tij për biznes si duket kanë dështuar me dështimin e qeverisë Gruevski-Ahmeti, sepse në vitin 2017 dhe 2018 kompania e tij në Tetovë nuk realizuar kurrfarë profiti financiar, përveç humbjeve në vlerë prej rreth 900 mijë denarëve.