Demokracia në Maqedoni sipas Indeksit të fundit të Demokracisë për vitin 2019 për javoren “Economist” ka përmirësuar për një vend dhe tani qëndron në vendin e 77 me 5.97 pikë, menjëherë pas Singaporit. Shkalla është prej zero deri më 10.

Vendi është në kategorinë e “regjimeve hibride”, e cila përfshinë 22.2 përqind të të gjitha vendeve, me 16 përqind të popullsisë totale të të gjitha 167 vendeve të përfshira.

Rejtingu bazohen në një kombinim të vlerësimeve të ekspertëve dhe rezultateve të sondazheve në këto vende. Janë marrë pesë indikatorë kryesorë që tregojnë gjendjen e demokracisë në shtetet
procesi zgjedhor, transparenca e qeverisë, pjesëmarrja në jetën politike, kultura politike dhe niveli i lirive civile.

Raporti i “Ekonomist”, me titull “Viti i Prapambetjes Demokratike dhe Protestave Popullore”, ndan vendet në katër kategori sipas llojit të regjimit “demokracitë e plota”, “Demokraci jo të plota”, “regjime hibride” dhe “regjime autoritare”.