Në vend në terminin e zakonshëm, çdo të mërkure në orën 9, Gjykata Kushtetuese e caktoi seancën e radhës për shqyrtimin e iniciativave për të hënën, me 31 tetor në ora 9.

Kjo do të jetë dita e fundit nga mandati i kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva. Funksionin e saj nga 1 nëntori do ta merr gjykatësi Nikolla Ivanovski, i cili në këtë pozicion u zgjodh javën e kaluar.

Në mandatin e saj do të ngel iniciativa për vlerësimin e Ligjit për Prokurori Speciale Publike e cila prej më shumë se një viti nuk është duke ardhur në rend dite edhe përskaj thirrjeve të shumta të opozitës dhe sektorit jo qeveritar.

Iniciativat aktuale janë ato për vlerësimin e kryetarit të Parlamentit, Trajko Velanoski për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për me 11 dhjetor, iniciativë e ngritur nga partia Uniteti.