Emisioni investigativ “Inside” që përgatitet nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka trajtuar një temë të dhimbshme për shoqërinë në përgjithësi, e që në fakt bëhet fjalë për veprimin më fatal që një person mund ta marrë në jetë – vetëvrasjen.

Të dhënat e publikuara, edhe pse shënojnë rënie, sërish janë të larta dhe nevojitet vetëdijësim më i madh për të minimizuar këtë sëmundje.

Sipas statistikave në Maqedoni, numri i vdekjeve të dhunshme ka shënuar rënie për 15.3 % në krahasim me vitin e kaluar dhe aktualisht paraqet 421 persona.

Në “Inside” flasin ekspertë të kësaj fushe duke i sqaruar edhe arsyet se pse vjen deri te ky veprim fat-zi.

“Nëpërmjet studimeve të solidaritetit arrijmë të dëshmojmë se në disa komunitete siç është ai i protestantëve në Paris, numri i vetvrasjeve është dukshëm më i madh se i katolikëve”, thekson profesori Enver Abdullai, sociolog.

Agim Nuhiu, zëvendës ministër i punëve të brendshme të Maqedonisë ka theksuar se ka lëvizje të veprave penale – vrasje, që dëshmohet me statistikat ku në vitin 2010 kishte 1.8% vrasje në 100 mijë banorë, në vitin 2013 në 0.96% dhe 1.5% është gjatë këtij viti.

“Në toksilogji hasim më shumë pacientë të cilët janë helmuar, në tentim të bëjnë vetvrasje”, thotë psikiatri Dr. Kadri Haxhihamza.

“Inside” zbulon edhe detaje të tjera shokuese për këtë dukuri, të cilat mund t’i gjeni në video materialin e publikuar.