‘Inspektorët për një shpuzë duhani, na kanë malltretuar dhe rrahur deri sa na kanë mbyt, e kjo është absurde’ kështu vazhdon rrëfimin për emisionin INSIDE i të varuri nga droga me iniciale A.R, duke u ankuar se në vazhdimësi për një dyshim të vogël, deri sa inspektorët të marrin përgjigjen që ata dëshirojne, na malltretojnë edhe pse në disa raste kemi qenë të pafajshëm.

‘Ata mund të na pyesin, mirëpo e dinë kush na e shet drogën, por vetem duan të na malltretojnë’ thotë në emision konsumuesi i drogës S.B Inspektorët në terren duhet që të bëjnë punën e tyre, por assesi nuk duhet të ushtrojnë dhunë mbi të dyshuarin, ky parim është i rregulluar me kushtetutë. Zv Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dënon këto veprime të inspektorëve dhe inicon viktimat që t’i denoncojnë këto raste tek organet kompetente.

‘Dinjiteti njerëzor duhet të respektohet me çdo kusht. Nëse punonjësit e policisë sillen ndaj të dyshuarve me dhunë, atëherë ky veprim është i dënueshëm, duhet ta denoncojnë dhe për ato punonjës të policisë do të merren masa represive’ tha A.Nuhiu.

Në Maqedoni vazhdon të jetë alarmant numri i konsumuesve të lëndëve narkotike.

https://youtu.be/qFECt-jeVms