U.d. drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov, sot raportoi se është dënuar inspektori i cili në mënyrë të pandërgjegjshme dhe joprofesionale ka vepruar gjatë kontrollit në një restorant.

Sipas Atanasov, inspektori është dënuar me 20 për qind nga paga mujore dhe është transferuar për të punuar në vendkalimin kufitar.

“Këshilli inspektues nuk e ka pranuar ankesën e inspektorit, por unë e dënova dhe konsideroj se dënimi është i përshtatshëm në lidhje me veprën penale”, theksoi Atanasov.

Sipas Ligjit për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, siç ka sqaruar drejtori, pranimi eventual i ankesës nga ana e Këshillit do të ishte marrje e licencës për punë, që, nënkupton dhe humbje të vendit të punës.

Atanasov në takim me gazetarët informoi për rrjedhën e më shumë aktiviteteve të AUV. Mes të tjerash, tha se nesër fillon me punë sistemi për informim të shpejtë për ushqim të pasigurt, ushqim për kafshë dhe materiale të cilët vijnë në kontakt me ushqimin. Së shpejti fillon dhe regjistrimi i thundrakëve (kuajve, gomarëve dhe mushkave), ndërsa në prill të këtij viti Maqedonia do të jetë vend pilot bashkë me Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë, për krijimin e procedurave për trajtimin e sëmundjes.

AUV deri te Qeveria ka dorëzuar dhe strategji trevjeçare për mirëqenie të kafshëve me të cilën definohen katër prioritete: rënie të numrit të qenve endacakë, mirëqenie të kafshëve gjatë transportit dhe therjes, veçanërisht qengjave, si dhe mirëqenie të pulave që bëjnë vezë.

Drejtori Atanasov u lavdërua dhe se Organizata botërore për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve ka pranuar planin e Maqedonisë për tu marrë me fermat e derrave. Plani do të merret si shembull nga ana e Organizatës dhe do të mundet që në bazë të tij edhe vende të tjera ta përdorin dhe të krijojnë planet e tyre për luftë kundër kësaj sëmundjeje.