Forcat tokësore ruse janë rreth 25 km nga Kievi dhe ka lëvizje që sugjerojnë një përpjekje për të mbyllur kryeqytetin ukrainas me rrethim.

Kështu thuhet në një përditësim të intiligjencës nga Ministria britanike e Mbrotjes.

“Elementet e kolonës së madhe ruse në veri të Kievit janë shpërndarë. Kjo ka të ngjarë të mbështesë një përpjekje ruse për të rrethuar qytetin. Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase”, shkruhet në njoftimin e ministrisë britanike të mbrojtjes.
Qytetet e tjera kryesore të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse, shtoi ministria.