Një e treta më pak investime kapitale në 11 muajt e parë në vitin 2016. Sipas të dhënave nga Ministria e financave, Qeveria në këtë periudhë ka harxhuar vetëm 226,2 milion euro për investime të cilat duhet ta zhvillojnë ekonominë ose vetëm 64 përqind nga gjithsej shuma e planifikuar për tërë vitin. Sipas një pjesë e ekonomistëve, dështimi është ende më i madh nëse meren parasysh se vjet me dy rebalanset e buxhetit, dy herë u zvogëlua shpenzimi kapital.

“Ngadal po fillohet çdo vit me investime më të larta historike, ndërsa në fund kemi balon të shfryer, mbarojnë në mënyrë jofestive. 03.45. Nuk di për kë tregohet këto përralla se gjithnjë do të jenë historikisht më të mëdhaja, kur të gjithë që planifikojnë buxhetin e dinë se kjo nuk mund të realizohet sepse një pjesë e të ardhurave të buxhetit është i dobët.
Për të patur të ardhura aq kapitale patjetër të kemi edhe të ardhura kapitale buxhetore”. – deklaron Pavle Gacov, ekspert taksativ.

Një pjesë e ekonomistëve theksojnë se dështimi i investimeve kapitale është e dëmshme për ekonominë, përshkak se ato janë komponentat kyçe për zhvillim. Shkakun për dështim e lokojnë në krizën politike dhe mënyra se si bëhen rebalancimet, ku gjithnjë më së shumti shkurtohen të ardhurat kapitale.

“Duhet të ndërrohet programi buxhetor, veçanërisht në pjesët e investimeve kapitale të cilat janë afatgjata dhe mundet që në fillimin e vitit me programim të mirë të dihet sa prej tyre është e mundur të realizohen gjatë vitit”. – deklaron Marjan Petreski, profesor universitar.

Vitin e kaluar përshkak të rebalansit të dyfisht, harxhimet kapitale ishin dy herë më të ulëta. Së pari, me buxhetin e vitit 2016, ishin të planifikuara 412 milion euro. Më pas me rebalancimin e parë u ulën në 366,6 milion euro, ndërsa tek i dyti ulja të rritet në 363 milion euro.