Markat ku mund të blihen me parapagesë pajisjet teknologjike, Boost Mobile e Virgin Mobile kanë thënë se do të fillojë të pranojë porosi për Apple iPhone X që nga 3 nëntori, për të filluar dorëzimin e tyre më 10 nëntor, transmeton Koha.net.

Apple do të ofrojë iPhone X në dy ngjyra, njërën argjendi e tjetrën gri, ndërsa çmimi i tij fillon nga $999 në SHBA, €1,149 në Europë e £999 në Britani.