Sondazhi i IRI (Instituti Republikan Ndërkombëtar) i publikuar sot, përveç se konfirmoi rritjen e Aleancës Shqiptare karshi subjekteve tjera shqiptare të cilat tanimë janë në rënie të lirë, ai konfirmoi edhe një gjë tjetër që nuk u përmend në media.Arben Taravari, Ministri i vetëm i Aleancës është ministri i cili gëzon përkrahjen më të madhe popullore për punën e jashtëzakonshme që po bën në Ministrinë e Shëndetësisë, duke ia kaluar madje edhe Kryeministrit.