Gazetari dhe analisti Xhenur Iseni ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, përcjell agjencia e lajmeve INA. Në emisionin “Debat Plus” ai ka ftuar kryeministrit e Kosovës Albin Kurtin por edhe partitë shqiptare në Maqedoni që të kenë kujdes se cka flasin, sepse edhe pas zgjedhjeve institucionet zyrtare duhet të kenë komunikim normal me vete.

Iseni ka thënë se kryeministri Albin Kurti është kulti i të rinjve në Maqedoninë e Veriut, derisa ka adresuar kritika për zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi për fjalorin e tij në zgjedhje.

“Unë kisha bërë apel që si nga pala e kryeministrit Kurti ashtu edhe nga pala shqiptare në Maqedoni, qoftë në opozitë apo pushtet të kenë kujdes shumë se cka flasin. Kush i garanton Albin Kurtit se fiton opozita shqiptare në Maqedoni? Cfarë në qoftë se Bujar Osmani mbetet sërish ministër i jashtëm, ata sërish duhet të komunikojnë mes vete. A mund të themi pastaj se do kemi paralizim të komunimit mes institucioneve të të dyjave vendeve? Pastaj cfarë nëse ndodhë që zëvendëskryeministri i parë mbetet sërish në pozitën e njëjtë në qeverinë e ardhshme? Me kë ai do të komunikoj në Kosovë? Duhet të kemi kujdes sepse kryeministri i Kosovës është Albin Kurti.

Ne jemi mësuar me vokabularin e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi edhe në zgjedhjet e kaluara. Protagonisti kryesor për hubjen e BDI-së në zgjedhjet lokale në komunat kryesore dhe më të mëdha shqiptare në Maqedoni ka qenë Grubi me stilin hip hop me këngët Sun rri me neve, Hajde te Baba dhe këtë e përmendi edhe dje. Ai me gjithë aparatin shtetëror dhe me gjithë makinerinë propagandistike zgjedhjet e fundit lokale ka marrë pjesë kundër Arben Taravarit dhe Ju kthy bumerang. Figura e Zëvendës-kryeministrit të parë krijon një farë alergjie edhe te vet votuesit e BDI-së.

Zëndëskryeministri i parë u kyc me gjithë kapacitetin propagandistik edhe në zgjedhjet e fundit dhe sërish ju kthy bumerang. Unë e them se ka disa figura edhe te opozita. Si mundesh ti sot ta quajsh Bujar Osmanin se e ka certifikatën e tradhtisë dhe hajnisë, është e pa pranueshme. Këtë e ka thënë një eksponent i lëvizjes BESA. Njëjtë është e fjalimi i mbërmshëm I zëvedëskryeministrit të parë, ndaj Albin Kurtit dhe duhet bërë kujdes sepse figura e Albin Kurtit është kulti i të rinjve në Maqedoni”, është shprehur Iseni. (INA)