Duke komentuar raportin e fundit të organizatës Fredome House që e nxori Maqedoninë e Veriut në rënie sa i përket luftës ndaj korrupsionit, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se për 22 vite është BDI ajo që ka mbjellur vetëm korrupsion gjatë qeverisjes së saj.]

Kasami tha se me koalicionin VLEN dhe Taravarin president do të sjellin ndryshimin në vend.

“Si ta lexojmë raportin e Freedom House, ku vlerësohet se Maqedoninë e ka kapluar korrupsioni?
Ja një shpjegim: BDI-ja po premton kinse do të shtrojë rrugë nëpër fshatra e malësi të Pollogut. Por 22 vite pse nuk i shtruan rrugët? Ne e morëm Tetovën nga BDI, pa investime sepse investimet ishin vjedhur. Ky është korrupsioni i BDI-së, i Aliut, Artanit dhe Bujarit, që na kanë lënë pa zhvillim dhe pa rrugë.
Rrugët dhe zhvillimin do t’i sjellë koalicioni VLEN dhe presidenti Taravari.
T’i themi boll më korrupsionit, boll më BDI-së!”, ka shkruar Kasami në rrjetin social Facebook.