Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) konsideron se sivjet do ta rrumbullaksojmë me maksimum 0.7% rritje ekonomike, kundrejt vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore për rritje prej 1.5%, përcjell Fol.

”Do të jemi tejet të kënaqur nëse Maqedonia e rrumbullakson vitin me rritje ekonomike prej 0.5% deri 0.7%. Konsiderojmë se projeksionet prej 1.5% të BB apo 2.5% të qeverisë assesi nuk mund të arrihen. Në tremujorin e parë rritja ishte zero, në të dytin -1.8%. Që të arrihet rritje prej 2.5%, duhet të dy tremujoret të jenë 5%, që nuk ka logjikë”, thotë drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni në bisedë për AIM.

Iseni dhe drejtori operativ i odës, Milaim Ameti porosisin, shteti në vend që t’u japë kompanive subvencione për pagën minimale, të mendojë për mbështetje për vendosjen e teknologjive të reja dhe nou-hau që do t’i bëjë financiarisht më të fuqishme dhe konkurruese, ndërsa trajtimi i njëjtë i investuesve të huaj me ato vendor.

OEMVP mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet ta lërë anash mitin për fuqi të lirë pune, që sa më shpejt ta zbatojë regjistrimin e popullatës dhe të drejtohet fillimisht ndaj uljes së importit para se ta përforcojë eksportin. /Fol/