Jadon dhe Anias ndanë me njëri tjetrin çdo sekondë të jetës së tyre deri muajin e kaluar.

Por, ish-binjakët e ngjitur me kokë McDonalds, kurrë nuk e panë njëri tjetrin në sy.

Në tetor, djemtë 13 muajsh u ndanë përmes një operacioni të suksesshëm që zgjati 27 orë në Spitalin Montefiore në Brighton, Angli.

Një muaj më vonë, teksa ata kanë bërë një rekuperim historik e tepër të shpejtë janë fotografuar duke parë njëri tjetrin në sy për herë të parë- e të dy duken të habitur.

Operacioni të cilët iu nënshtruan binjakët kushton 2.5 milionë dollarë.