Nëse Aleanca për Shqiptarët kundërshton të përfshijë ndryshimet kushtetuese të etiketës 20% në Gjuhë shqipe me arsyetimin se nuk është koha tani për t’u angazhuar për çështjet e shqiptarëve, por tani është momenti të mbajmë qëndrim shtetar, dakord, është e drejta e tyre.
Por ky qëndrim politik nuk është në linjë me filozofinë fillestare të partisë, as me platformën politike, shkurt, nuk përputhet me mbiemrin e tyre partiak: Shqiptarët. Me qëndrimin e tyre shtetar (државнички), siç e quajnë ata, më mirë do të ishte që të ndryshonin edhe mbiemrin e partisë, në vend të Aleanca për Shqiptarët të riemërtohet Aleanca për Maqedoninë e Veriut.