Ish presidenti i Perusë, Alberto Fujimori, u ka kërkuar qytetarëve sot ta falin për të gjitha zhgënjimet që kanë përjetuar gjatë sundimit të tij.

“Unë jam i sigurt se disa njerëz e kanë mirëpritur rezultatin e qeverisë sime, por pranoj që unë gjithashtu i kam zhgënjyer bashkëqytetarët e tjerë, dhe jam duke kërkuar falje nga thellësitë e zemrës sime”, tha Fujimori 79-vjeçar në një video të publikuar në Facebook.