Terroristët e ISIS-it kanë lëshuar “kërcënime të drejtpërdrejta” në pikat e famshme turistike spanjolle ku miliona turistë nga gjithë bota kalojnë pushimet cdo vit, shkruan “Daily Mail”.
Sipas një raporti të qeverisë, paralajmërimet thuhet se janë gjetur në mediat sociale mes frikës se grupi terrorist është duke rekrutuar përkthyes dhe xhihadistë nga Spanja.
Kërcënimi erdhi vetëm disa javë pasi policia në San Sebastian, në veri të vendit, arrestoi një trajner boksi maroken, nen dyshimet se rekrutonte njerëz për ISIS-in.