I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka lëshuar kërcënimin e radhës për Perëndimin në prag të Krishtlindjeve.

Portali SITE që mbikëqyr aktivitetin e mediave xhihadistëve në internet ka zbuluar një poster, një fotomontazh ku shfaqet një person që drejton një automjet BMË dhe që futet me shpejtësi në sheshin para bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Në poster shkruhet “Gjak Krishtlindjesh, kështu që prisni”.

Sheshi Shën Pjetër mbledh dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota gjatë festave të krishtera, të cilët ndjekin shërbesat e drejtuara nga Papa.

Hyrja me automjete përmes zonave të këmbësorëve është taktika e përdorur shpesh kohët e fundit, nga militantët e ISIS për kryerjen e sulmeve terroriste.