I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësin për sulmin që ndodhi sonte (e enjte) në Champs-Elysées ku një polic u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas kësaj organizate terroriste sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i saj belg, raporton The Sun.

Sulmuesi i cili u qëllua për vdekje mendohet të ketë qenë i njohur për shërbimet e sigurisë për “lidhjet ekstremiste”.