Ish-lideri i Hamasit në Gaza, Ismail Hania sot është zgjedhur për lider të tërë grupit islamik palestinez.

Pritet që Hanija të qëndrojë në Rripin e Gazës, enklavë palestineze me të cilën udhëheq Hamasi nga viti 2007, për dallim nga paraardhësi i tij Kaled Mashall, i cili jeton në egzil në Doha.

Në ndërkohë, grupi radikal palestinez Xhihad islamik kumtoi se është kundër politikës së re të Hamasit për shkak të lehtësimit të qëndrimeve ndaj Izraelit dhe pranimit të shtetit palestinez në kufijtë nga viti 1967.

“Si partnerë të vëllezërve tanë nga Hamasi në luftën për çlirim, jemi të brengosur për shkak të dokumentit që Hamasi e”miratoi gjatë ditës së hënë”, deklaroi lideri i Xhihadit islamik, Ziad al Nahalla.